Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve anëtare të BE-së, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në shkurt, eksportet e mallrave nga vendi ynë drejt BE-së u ulën me 2.7% krahasuar me një vit më parë dhe arritën në 4132.1 milionë leva (2112.71 milionë euro).
Importet e mallrave në Bullgari nga BE-ja gjatë periudhës janar-shkurt 2025 ulen me 2.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe kapin vlerën e 8936.5 milionë levave (4569.16 milionë euro). Vëllimi më i madh i mallrave të importuara është nga Gjermania, Rumania, Greqia, Italia dhe Polonia.
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë midis vendeve të treta janë Turqia, SHBA-ja, Serbia, Algjeria, Republika e Çekisë, Ukraina dhe Kina, të cilat përbëjnë 55.8% të eksporteve tona në vendet e treta, sipas të dhënave për janar-mars 2025. Importet e mallrave nga vendet e treta për këtë periudhë u rritën me 16.1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 dhe është me vlerë 10 719.5 milionë leva (5 480.79 milionë euro). Vëllimi më i madh i mallrave të importuara është nga Turqia, Kina, Serbia dhe Ukraina.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..