Në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore), kombëtarja bullgare e futbollit luajti një ndeshje të papritur të fortë në shtëpi kundër skuadrës serbe. Mysafirët u cilësuan si favorit në ndeshje. Bullgarët e humbën fitoren në sekondën e fundit duke fituar vetëm një pikë, pasi arritën rezultat baras 1:1. Golin e realizoi Kirill Despodov në minutën e 47-të, ndërsa në minutën e 6-të të kohës shtesë futbollisti serb Darko Lazovic shënoi golin e barazimit.
Bullgaria kundër Serbisë ishte ndeshja e tetë e Mladen Krastaic në krye të skuadrës që kur u emërua në korrik 2022. Në këto ndeshje Bullgaria ka 3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Pas xhiros së radhës dhe rezultatit të ndeshjes Hungari – Lituani (2:0), hungarezët dhe serbët janë në krye të Grupit G të eliminatoreve për “Euro – 2024” me nga 7 pikë. Mali i Zi ka 4 pikë dhe Bullgaria është në vendin e 4 me 2 pikë. Lituanezët janë të fundit me vetëm 1 pikë.Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..