Klubet e motoçikletave të Sofjes po organizojnë një shfaqje bamirësie për motoçikleta për të promovuar fushatën kombëtare në mbështetje të dhurimit të organeve dhe transplantimeve "Po! Per jeten!" Festivali "Sofja Moto Fest" nga sot deri të dielën do të ofrojë një program të pasur sportiv dhe muzikor në zonën e parkut pranë Terminalit 2 të Aeroportit të Sofjes. Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Georgi Peev - kampion bote në not nga kampionati i sivjetshëm në Australi për atletët e transplantuar. Gjatë shfaqjeve do të vendosen kuti dhurimi dhe synimi është përdorimi i fondeve për blerjen e pajisjeve mjekësore që shpëtojnë jetën.
Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..
Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...
3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..
Dega e Universitetit të Ruses "Angell Kënçev" në Razgrad (Bullgaria Verilindore) realizon projekte të përbashkëta shkencore, pjesëmarrje në forume të..