Nëse proceset nuk shkojnë mirë, unë do të jap dorëheqje, si dhe një pjesë e madhe e ministrave që kanë hyrë në këtë qeveri për të kryer punën e tyre, tha kryeministri akademik Nikollaj Denkov në Konferencën e Parë Vjetore të Këshillit për Analiza Ekonomike.
“Puna në Këshillin e Ministrave po ecën me një frymë mjaft konstruktive. Ne diskutojmë gjithçka me qetësi dhe me argumente. Problemet janë lidhur me zbatimin e programit legjislativ në parlament. Unë do t'i bashkohem bisedimeve mes grupeve parlamentare, pres që të ketë një takim sa më shpejt”, tha kryeministri dhe shtoi:
“Procesi i emërimit lind tension. Unë shpjegova se çfarë është ky proces - kërkohet konsensus, i cili e ngadalëson atë. Po të mos ishte procesi i tillë, do t'i kisha emëruar të gjithë zëvendësministrat dhe prefektët prej kohësh, sepse stilolapsi është tek unë”.Kushtet për shëtitje në male në ditën e parë të 2025 janë të shkëlqyera. Kështu njoftuan për BTA nga Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar. Është me diell dhe e qetë. Në disa nga resortet, disa objekte nuk funksionojnë. Temperatura maksimale në..
Pikërisht në mesnatën e 1 janarit, me heqjen simbolike të barrierës kufitare, ministrat e brendshëm të Bullgarisë, Atanas Illkov, dhe të Rumanisë, Cătălin Predoiu, shënuan fillimin e anëtarësimit të plotë të dy vendeve në Shengen. Një bandë tunxhi e forcave..
Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..
Në një takim me Presidentin Rumen Radev, Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniill e informoi atë për pasojat e vendimit përfundimtar të gjykatës për..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Me përjashtim të mbi 1000 zogjve të borës së malit (Fringilla montifringilla) të ngordhur më 1 janari 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra..