Kultivimi i kulturave vajore është një aktivitet tradicional për Bullgarinë, i cili ka dimensione të rëndësishme sociale, ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye vendi ynë insiston në ruajtjen e mënyrës aktuale për klasifikimin e tyre, tha ministri i bujqësisë Kirill Vëtev në në një mbledhje me kolegët e tij të BE-së në Luksemburg. Qëndrimi i tij u mbështet nga Franca, Portugalia, Spanja, Sllovakia, Sllovenia, Italia dhe Hungaria. Vëtev theksoi se duhet të vazhdojë kultivimi tradicional i kulturave vajore dhe të ruhen të ardhurat e të punësuarve në këtë sektor. Ai tha gjithashtu se prodhimi i vajrave eterike emblematike vlerësohet shumë nga konsumatorët në BE dhe vendet e treta.
Holanda dëshiron që vaji bullgar i trëndafilit të konsiderohet një produkt i rrezikshëm për shkak të një përbërësi të rrezikshëm që përmban. Kësaj deklarate ministri bullgar u përgjigj se “ka tradita shekullore dhe siguria e tyre është e vërtetuar nga përvoja empirike, gjë që u vërtetua edhe shkencërisht vitet e fundit. Trëndafili është një simbol i Bullgarisë. Çfarë do të ndodhë nëse Holandës i hiqet tulipani”, pyeti ministri. Për të nuk është serioze nëse një përbërës në vajin e trëndafilit është kancerogjen, që i gjithë produkti të shpallet i rrezikshëm, sepse gjithçka është “çështje përqendrimi, doza e bën helmin, doza e bën ilaçin”, theksoi Vëtev.
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i Dhomës Industriale Bullgare. Ai prezantoi indeksin e Dhomës për “Efektivitetin e Politikës..
Sofja plotësoi edhe kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë. Pas përmbushjes së kriterit të inflacionit, do të publikoheshin edhe të dhënat e deficitit buxhetor për vitin 2024, sipas metodologjisë së BE-së. Në vitin 2024, sektori..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
"Vendi ku lind dielli" – kështu bukur dhe përshkrueshëm tingëllon për bullgarin emri i Japonisë. E quajnë gjithashtu "kopshtin e qershive" dhe "fuqi e..