Komisioni I Peticioneve në Parlamentin Evropian vendosi njëzëri, në mbledhjen e fundit para pushimeve verore në Strasburg, që eurodeputetët të votojnë për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Ata do t’i bëjnë thirrje Këshillit të BE-së që të miratojë pranimin e dy vendeve deri në fund të vitit 2023, sepse Bullgaria dhe Rumania i kanë përmbushur kërkesat. Të qenit ende jashtë Shengenit krijon barrë për bizneset dhe qytetarët, duke i përballur ata me vonesa, burokraci dhe kosto shtesë kur udhëtojnë dhe punojnë jashtë vendit. Vonesat për shkak të pritjes në kufi nga rumunët dhe bullgarët mund të zgjasin nga orë deri në ditë të tëra, në krahasim me 10 minutat për kalimin pa kontroll në kufijtë e brendshëm të BE-së për të tjerët. Kjo përkeqëson sduplementarisht punën e drejtuesve të mjeteve dhe qarkullimin e mallrave, thuhet në projektvendim
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..