Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Kinoklub Super 8“ – detektivët e kohës u japin jetë kasetave të vjetra amatore

Foto: „Kinoklub Super 8“

Histori nga e kaluara, por personale, të treguara në vetën e parë. Pamje nga përditshmëria e njerëzve të thjeshtë, por edhe nga festat, pushimet e deri edhe nga udhëtimet jashtë vendit. Projekti „Kinoklub Super 8” na bën ta shohim shekullin e 20-të përmes prizmit të kinemasë dokumentare shtëpiake. Filmat amatore të xhiruar nga bashkatdhetarët tanë kanë fiksuar jetën në Bullgari nga vitet 1930 deri në fund të viteve 1980. Një tjetër grup entuziastësh mbledhin kasetat e vjetra, i restaurojnë dhe i dixhitalizojnë. Më pas i ngarkojnë në YouTube dhe kështu, këto foto nga historia më e re e Bullgarisë, bëhen pjesë e hapësirës dixhitale botërore dhe rrjedhimisht e kujtesës kolektive.

Regjisorja Neda Millanova është bashkëthemeluese e projektit, së bashku me 3 persona të tjerë që merren me kinema apo fotografi dhe janë të apasionuar pas filmave të vjetër amator.

Neda Millanova

Kështu lindi ideja për të krijuar një arkiv me role filmash në format 8 dhe 16 mm, si dhe nga të ashtuquajturat shirita Super 8 mm.

Synimi ynë është t'i mbledhim në një vend, pasi jemi të bindur se janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe për momentin nuk ka asnjë arkiv tjetër me përmbajtje të ngjashme. Ne i dixhitalizojmë për të arritur tek njerëzit - shpjegon Neda Millanova për Radio Bullgarinë dhe shton: - Kasetat tona më të vjetra janë të vitit 1932 - janë vetëm tre të tilla. Ato janë filmuar jashtë Sofjes. Pamjet janë nga Hisarja dhe Bansko. Ato tregojnë jetën e fshatit, ka vjelje rrushi, shëtitje buzë lumit. Dhe është shumë interesante të shohësh se si visheshin njerëzit, si jetonin…“

Koleksioni „Kinoklub Super 8“ tashmë përfshin mbi 200 filma arkivorë të siguruar nga donatorët. Një udhëtim në fshat me makinën familjare „Lada“, pamje nga Deti i Zi bullgar para se të pushtohej nga betoni, një manifestim në Sofje me rastin e 9 majit, një grua e re duke prerë flokët në banjë, një burrë që ironizon kreun e shtetit Todor Zhivkov në tryezën e Vitit të Ri. Çfarë zbulojnë këto foto të heshtura dhe vezulluese të një epoke që po zbehet gjithnjë e më shumë në kujtimet tona?

Shikoni videon me pamje nga jeta e adoleshentëve në Bullgari në vitet '70:

Rreth 80% e arkivit tonë janë kaseta me kujtime familjare. Kemi festime për Vitin të Ri, 8 dhjetorin, udhëtime, pushime. Kemi shumë dasma, pagëzime dhe të gjitha momentet e rëndësishme në jetën e njerëzve në atë kohë. Por për shkak se kjo teknologji ishte e vështirë për t'u gjetur, ata kanë përzgjedhur se cilat momente t’i fiksojnë. Nuk është filmuar çdo gjë, por ajo që ata e konsideronin më të rëndësishme për t'u fiksuar”, thotë Neda Millanova. Dhe ajo shton se si regjisore, është veçanërisht emocionuese për të dhe kolegët e saj të shohin se si është xhiruar një film nga një këndvështrim thjesht kinematografik.

Rezulton se përveç kasetave dokumentare, në arkivin e "Kinoklubit Super 8" gjenden edhe filma artistikë amatore të xhiruar nga entuziastë që kanë vënë gjithë krijimtarinë dhe sinqeritetin e tyre në punën e bërë në shtëpi.:

„Më interesante për mua personalisht janë këto përpjekje për kinemanë eksperimentale nga të apasionuarit e filmit. Për shembull, në shtëpi, adoleshentët përpiqen të xhirojnë filmin e tyre artistik, duke bërë titrat e tyre, duke treguar në fund të kasetës se kush është regjisori, kush është shkrimtari etj. dhe ka një sinqeritet të madh në to“, thotë Neda Millanova.


Ajo pranon se ndihet si një detektiv kur një kasetë e re vjen në duart e saj, sepse ajo kurrë nuk e di se çfarë mban në dorë. Së bashku me kolegët e saj, ata organizojnë shfaqje publike të kasetave shtëpiake me idenë për t'i prezantuar njerëzit me historitë personale të patreguara të së kaluarës. Klubi i kinemasë është pjesë e organizatës ndërkombëtare Inedits, e cila bashkon krijuesit në përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe shpërndarë kinemanë amatore arkivore në Evropë.

Lexoni më tepër:

Foto: „Kinoklub Super 8“

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD