Kryetari i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë – DPS (partia e turqve dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari), Mustafa Karadajë, nga foltorja e Kuvendit përshëndeti të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit duke uruar shëndet, bekime dhe begati në emër të partisë dhe në emër të tij.

Kjo festë e mëshirës dhe faljes, i afron dhe bashkon njerëzit, bashkon shoqërinë dhe në thelb është një urë lidhëse, si midis njerëzve të veçantë, ashtu edhe midis brezave të ndryshëm dhe është një burim i vërtetë urtësie dhe frymëzimi, theksoi kryetari i DPS-së. Sipas tij, vetëm së bashku, me mirëkuptimin reciprok, bamirësinë, besimin, humanizmin dhe tolerancën mund të ndërtojmë një jetë më të mirë tani dhe një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë në atdheun tonë. Festa është një kohë për të bërë një bilanc, një kohë për të falur gabimet e njëri-tjetrit, për të qenë tolerantë në marrëdhëniet tona, për të qenë bujarë dhe për të mbajtur mësimet e mençura të besimit, vuri në dukje Karadajë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..