Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të ketë një komision të ri të ngushtë ekspertësh për reformat kushtetuese

Foto: BTA

Pas një takimi të deputetëve të GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u vendos që të krijohet një komision i ri për ndryshimet kushtetuese. Deputeti nga radhët e DPS-së, Deljan Peevski, tha se nuk do të anëtarësohet në komision dhe se ai do të përbëhet vetëm nga ekspertë të ngushtë. Bashkëkryetari i Bullgarisë Demokratike (DB) Hristo Ivanov tha se po del marrëveshje për 3 ndryshime - kufizim i pushtetit të Prokurorit të Përgjithshëm, ndryshime në Këshillin e lartë Gjyqësor dhe ndryshim i mandatit të kabinetit zyrtar.

Pas takimit, kreu i DPS-së Mustava Karadajë tha se dënojnë thirrjet për dhunë nga partia “Vëzrazhdane”, por u bëri thirrje të gjithë atyre që dënojnë aktet e agresionit dhe urrejtjes në shoqëri që të jenë konsistentë dhe kategorikë kur shfaqet agresion në emër të tyre ndaj DPS-së, myslimanëve dhe pakicave të tjera.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 27 dhjetorin

Gjatë natës reshjet do të dobësohen, ndërsa në Bullgarinë Perëndimore do të ndalen përkohësisht. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 4°. Të premten do të mbajë mot..

botuar më 24-12-26 7.05.MD
Prof. Hristo Pimpirev

Shkencëtarët tanë në bazën e Antarktidës festojnë Vitin e Ri disa herë

Me rastin e Vitit të Ri 2025, kreu i ekspeditës bullgare në Antarktidë, Prof. Hristo Pimpirev, i tha Radios Kombëtare Bullgare - Burgas se shkencëtarët tanë në Antarktidë tradicionalisht festojnë Vitin e Ri disa herë, në varësi të pranisë së huaj në bazë...

botuar më 24-12-26 6.06.MD

43% e bullgarëve e presin me optimizëm vitin 2025 në plan personal

Vlerësimet e bullgarëve për vitin e kaluar në planin personal ndryshojnë vazhdimisht dhe thellësisht nga ato të situatës në vend dhe në botë. Sipas 22% të bashkatdhetarëve tanë, 2024 ishte më mirë për ta dhe familjet e tyre, krahasuar me 24% të bullgarëve..

botuar më 24-12-26 4.23.MD