Ka një fushatë të synuar kundër sezonit turistik bullgar. Kështu tha ministri i mjedisit dhe i ujërave Julijan Popov për Nova TV. Sipas tij, “gazetarë rusë po diskutojnë në eter se si të përfitojnë nga shpërthimi i digës “Nova Kahovka” për të shkatërruar sezonin turistik të Bullgarisë dhe Rumanisë”. Qëllimi është të shkaktojë pakënaqësi dhe protesta për paqen në mbështetje të Rusisë. “Pritjet ishin për një sezon shumë të mirë, por tashmë shumë rezervime i anuluan për shkak të panikut të lindur nga publikime të paskrupullta në rrjetet sociale për pastërtinë e detit tonë”, tha një hotelier për BNR Varna.
Të dhënat e fundit të Ministrisë së Mjedisit, të prezantuara sot, nuk tregojnë ndotje të zonës ujore bullgare me ndotës të mundshëm si pasojë e incidentit në Nova Kahovka.
Platforma panoramike “Vërhët” ("Maja"), një vend ikonik turistik në malin e Rodopeve, është rinovuar. Me iniciativën e Shoqatës Turistike "Kreposta - Mogilica", objekti, i vendosur në 1351 metra mbi nivelin e detit, u rinovua dhe mori një shtresë..
Festivali i shtatëmbëdhjetë me radhë i verës së re në Plovdiv u hap zyrtarisht më 21 nëntor. Maratona e verës, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë fundjavës, premton një udhëtim të paharrueshëm kulinar dhe kulturor në atmosferën autentike të..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu dorëzua Ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh në shenjë njohjeje të përfshirjes së Bullgarisë në..