Bullgaria iu bashkua vendeve që bojkotojnë sportin rus për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo ndodhi në Konferencën e VII Ndërkombëtare të Ministrave dhe Zyrtarëve të Lartë Përgjegjës për Edukimin Fizik dhe Sportet (MINEPS VII) në Baku. Një deklaratë kolektive u miratua në Azerbajxhan, në të cilën 41 vende i bënë thirrje “komunitetit ndërkombëtar sportiv të vazhdojë të tregojë solidaritetin e tij me popullin ukrainas duke mbështetur rindërtimin e objekteve sportive të Ukrainës kudo që të jetë e mundur”.
“Rusia nuk duhet të lejohet të përdorë sportet për të legjitimuar luftën e saj të paligjshme dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, dhe Bjellorusia nuk duhet të jetë në gjendje të përdorë sportet për të justifikuar bashkëpunimin e saj në luftën e Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në dokument.
Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..
Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..