Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul. Prezantimi në kryeqytetin suedez i solli bullgarit 155 pikë dhe me to arriti të zhvendosë të 9-tin në botën e tenisit Alex de Minaur. Grigor Dimitrov këtë javë do të marrë pjesë në turneun ATP 500 në Vjenë, ndërsa në raundin e parë e pret Chan Jiazhen nga Kina.
Reketa e parë bullgare në tenisin e femrave, Viktoria Tomova u kualifikua për në raundin e 16-të të turneut WTA 500 në Tokio. Ajo mposhti në start kampionen në fuqi Veronika Kudermetova nga Rusia me 7:6(3), 6:3, pas një ndeshjeje që vazhdoi gati dy orë.
Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..
Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..
Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..