Xhazi në natyrën piktoreske të rajonit të Pllajës Devetashko (Devetashkoto Pllato) rikthehet sërish këtë vit në tre ditë festivali - nga 30 qershori deri më 2 korrik! Organizatorët ftojnë të gjithë adhuruesit e kërcimit në stilin e xhazit të tregojnë mundësitë e tyre dhe të shijojnë në maksimum bukurinë e Pllajës Devetashko, duke dëgjuar muzikë live nën yje.
Fillimi u dha më 30 qershor në lokalin “Ongël” në fshatin Kërpaçevo me prezantimin e albumit “Xhazi këndon në bullgarisht”, si dhe me muzikën e “The Social Callers”. Për mbrëmjen e sotme, ngjarjet e xhazit janë planifikuar në dy vende të tjera - shpella "Garvanica" dhe "Starata Melnica" (“Mulliri i Vjetër”) në fshatin Kërpaçevo. Festivali do të mbyllet më 2 korrik me "Xhaz për Fëmijë" me pjesëmarrjen e muzikantit Vencisllav Bllagoev.
Edicioni i sivjetshëm i "Xhazi nën yje" ofron një mundësi për muzikantët nga afër dhe larg të prekin njohuritë dhe përvojën e dy interpretuesve të mrekullueshëm të xhazit - Marina Gospodinova dhe Antoni Donçev. Master-klasat e tyre do të mbahen në “Mullirin e Vjetër” dhe janë krejtësisht falas.
"Xhazi nën yje" është një iniciativë e projektit të shoqatës “Pllaja Devetashko” për ringjalljen e 10 fshatrave bullgare në rajonin e objektit natyror, që ndodhet në Bullgarinë Veriore.
“Të gjithë duhet të jenë në natyrë, të gjithë duhet të dëgjojnë muzikë të bukur me tekste të bukura të përjetshme dhe në të njëjtën kohë të ketë improvizime, të cilat janë rreth 70% e programit. Kjo është e vërteta - komunikimi, xhazi është komunikim. "
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto dhe video: Facebook / Xhazi nën yje
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..