Deputetët e GERB, “Po e vazhdojmë ndryshimin (PP-DB) dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) i bënë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të pezullojë zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin përfundimtar të ndryshimeve të parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Bullgarisë. Kështu thuhet në një deklaratë të nënshkruar nga përfaqësuesit e partive.
“Ne duam zgjedhje transparente dhe të ndershme të një Prokurori të ri të Përgjithshëm”, tha Denica Saçeva nga GERB. Deputeti i DPS-së, Deljan Peevski, tha se fillimisht duhet të miratohen ndryshimet në Kushtetutë, pastaj një Këshill i ri i Lartë Gjyqësor dhe më pas një Prokuror i ri i Përgjithshëm.
Ivan Geshev u lirua nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm më 15 qershor me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj filloi procedura për zgjedhjen e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe u emërua Borisllav Sarafov.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..