Sofja merr notën “D” ose mesatare për mjedisin urban (me “A” më të lartë dhe “F” më të ulët) dhe është në vendin e 20 midis 42 qyteteve evropiane. Kryeqyteti bullgar është përpara Madridit, Londrës, Romës dhe Vjenës , njofton shoqata mjedisore “Për Tokën”.
Raporti “Faleminderit për ndarjen” i përgatitur nga Clean Cities Campaign– një koalicion prej mbi 80 organizatash, rendit qytetet sipas 4 kritereve: shërbime të përbashkëta të mikromobilitetit, transport urban me emetim zero, shërbime të përbashkëta me automjete elektrike dhe diapazon dhe aksesueshmëri të infrastrukturës publike për karikimin e makinave elektrike. Renditja bëhet për herë të parë në kontinent.
Niveli i mirë i elektrifikimit në transportin publik dhe makinat elektrike të përbashkëta janë arsyeja kryesore për prezantimin e mirë të Sofjes. Dallimi me ata që janë në krye të klasifikimit është i madh. Sofja mori 35.8 për qind të pikëve maksimale të mundshme, ndërsa qytetet me vlerësim “A” plotësojnë më shumë se 80 për qind të kritereve.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..