Edhe pse përmes syve të një njeriu modern - duke parashikuar të kaluarën përmes perceptimeve dhe fantazive të kohës sonë, mund të prekim një segment të historisë bullgare në të cilën vendi ka dalje në tre dete dhe kultura e tij arrin një lulëzim të madh. Muzeu i figurave prej silikoni në Veliko Tërnovo na ofron një udhëtim të ngjashëm në Mesjetë me ndihmën e skulpturave origjinale dhe pikturave murale.
E vendosur në këmbët e kalasë Carevec në kryeqytetin e vjetër, qendra Multimediale e vizitorëve "Carevgrad Tërnov" paraqet ngjarje historike dhe personalitete nga Mbretëria e Dytë Bullgare. Madhështia e sundimtarëve dhe fuqia e tyre ushtarake, ngritja shpirtërore falë skribëve që restauruan librat e shkatërruar gjatë sundimit bizantin, zhvillimi i pikturës dhe mjeshtërisë - e gjithë kjo tregohet nga skenat piktoreske të rikrijuara me ndihmën e 65 figurave prej silikoni.
“Eksponatet i referohen periudhës nga sh. XII deri në sh. XIV, kur Tërnovgrad – kështu quhej qyteti atëherë, ishte kryeqyteti i Bullgarisë – thotë ciceroni turistik Svetla Jordanova. - Turistët mund të shohin minderin, karriget e vogla, bukën e bërë në shtëpi nga zonja e shtëpisë nga mielli jo shumë cilësor. Këtu janë edhe rindërtimet e altarit ose pjesës më të shenjtë të një kishe dhe të një pjese të një banese bujare.”
Ndër skenat më të shquara janë fundi i Betejës së Adrianopojës në 1205, kur mbreti Kallojan kapi perandorin latin Baldwin të Flanders, si dhe kurorëzimi i sundimtarit bullgar nga kardinali Leo III, dërguar nga Papa Inocenti. Bie në sy edhe dhoma e fronit të Car Ivan Asen II, përfaqësuar së bashku me gruan e tij Irina Komnina dhe patriarkun bullgar.
“Mund të shihni edhe një familje themeluese Bujare – shton ciceroni Iva Robova. – Në skenë paraqitet dhurimi për ndërtimin e shumë kishave dhe manastireve. Më pas vjen një rindërtim i skriptorit - vendi ku janë shkruar librat në mesjetë”
Muzeu na çon edhe në një rrugë artizanale, ku një poçar lëmën një enë qeramike, një kovaç mpreh shpatën dhe muratorët ndërtojnë një ndërtesë guri.
Ideja për të vizualizuar jetën e përfaqësuesve të shtresave të ndryshme të shoqërisë mesjetare bullgare ishte e skulptorit Boris Borisov. Në muzeun e vetëm të këtij lloji në Ballkan, figurat në përmasa reale janë krijuar nga një silikon i veçantë që përdoret në kinema dhe i ngjan pamjes së lëkurës së njeriut. Për sytë janë përdorur proteza syri, vetullat, qerpikët, mjekra dhe flokët janë thurur flokë për flokë, dhe rrobat dhe pajisjet janë punuar me dorë nga autori dhe ekipi i tij prej 20 vetash.
Pak muaj më parë, koleksionit të muzeut prej 28 ekspozitash iu shtuan 37 të reja. Skena e parë e zgjerimit të muzeut rikrijon Betejën e Kllokotnicës, ku trupat bullgare mundën sundimtarin epirot Theodore Comnenus, duke e kapur atë dhe familjen e tij.
Të copëtohet zemra na kompozimi “Lamtumira e Patriark Eftimij” me imazhin e një të moshuari të mbështetur në paterica, i cili erdhi me mbesën e tij për t'i dhënë lamtumirën klerikut.
"Kjo është një skenë tragjike që përshkruan përcjelljen e patriarkut, të cilin turqit e dërguan në mërgim pas rënies së Tërnovës - thotë Boris Borisov. – Është rikompozuar momenti kur njerëzit e pyesin: “Në duart e kujt po na le, ipeshkëv?” dhe ai përgjigjet: “Ju lë në duart e Trinisë së Shenjtë tani e përgjithmonë”. Shumë artistë kanë punuar për këtë temë, por ajo që ne jemi përpjekur të bëjmë është të përcjellim dramën, pashpresën e ngjarjes, gjendjen e njerëzve. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që njeriu të mos e teprojë me gjestikulacionin - të mos bëhet shumë teatrale, por të ndjehet kjo nuancë delikate gjendjesh”.
Dhe duke qenë se kohët e fundit jemi duke u futur në ekstreme dhe priremi që ngjarjet dhe personalitetet e së shkuarës t'i kthejmë në kitsch, skulptori përcjell një mesazh: "Qëllimi këtu nuk janë disa gjëra patriotike. Megjithatë, ne nuk duhet të harrojmë historinë e lavdishme të qytetit.”
Teksti: Diana Cankova (bazuar në reportazhin e Zdravka Masljankova, korespondent i BNR në Veliko Tërnovo)
Përktheu në shqip: Kostandina Bello
Foto: BGNES, Zdravka Masljankova
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..