Për një vit tjetër, në fillim të korrikut, Sofja mbledh fansat e xhazit. I nisur si një festival xhazi, një nga forumet më të rëndësishme muzikore në vendin tonë - A to Jazz - u shndërrua gradualisht në një festival për kulturën urbane.
Pasurimi i festivalit vazhdon edhe në edicionin e tij të 12-të, i cili tani ofron jo tre, por katër ditë të tëra - nga 6 deri më 9 korrik. I krijuar me misionin për të përhapur dhe popullarizuar muzikën xhaz dhe improvizuese tek të rinjtë, këtë vit fokusi i festivalit po zgjerohet. Përveç mbi 25 koncerteve të planifikuara të muzikantëve nga kontinente të ndryshme, programi përmban aktivitete të ndryshme.
Qysh mbrëmjen e parë fillon me tetë grupe nga Belgjika, Serbia, Greqia, Hungaria, Kongo, Franca, Rumania dhe Bullgaria. Pjesëmarrëse vendase mes tyre është edhe këngëtarja Gergana Dimitrova - Bellonoga.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..