Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reagimet në Bullgari për vizitën e Zelenskit

Foto: БГНЕС

Vizita e presidentit të Ukrainës në Bullgari, Volodimir Zelenski, për të cilën për arsye sigurie deri vonë nuk kishte asnjë informacion zyrtar, shkaktoi shumë komente në Bullgari.

"Presidenti Zelenski është një lider botëror dhe fakti që ai zgjodhi të jetë sot në Sofje tregon se Bullgaria me qeverinë e re, si dhe gjatë qeverisjes sonë, mund të jetë një partner i qëndrueshëm, se mund të shpresojnë tek ne," shprehu besim bashkëkryetar i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov.

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), Mustafa Karadajë, "Vizita e Zelenskit është një vlerësim i sjelljes korrekte të Bullgarisë".

Deputeti i GERB dhe ish-ministri i jashtëm Daniell Mitov, i cituar nga BGNES, tha se vizita e Zelenskit u vonua për shkak të pozicionit të paqartë të qeverive teknike dhe presidentit. Ai ka saktësuar para gazetarëve se Zelenski tashmë ka bërë vizita të tilla pothuajse në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s.

"Vizita e Zelenskit e ndan shoqërinë, dy të tretat nuk e pranojnë atë si normale," komentoi Borisllav Gucanov nga Partia Socialiste Bullgare (BSP) në Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Sipas tij, rreziku më i madh është përfshirja e Bullgarisë në konfliktin ushtarak.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD
Ministri Georg Georgiev

Ministri i Jashtëm Georg Georgiev: Konsultimet e kërkuara të NATO-s nuk nënkuptojnë luftë

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nuk do të thotë përfshirje në luftë, u tha gazetarëve Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në një forum në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore). "Konsultimet do të caktohen sipas Nenit 4 të Traktatit të..

botuar më 25-09-11 12.18.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbët i besojnë më shumë Rusisë dhe Kinës dhe më pak BE-së Qytetarët serbë kanë besimin më të madh në Rusi - 59%, dhe në Kinë - 57%, dhe vetëm pastaj në Bashkimin Evropian - 38%. 39% e perceptojnë Kinën si sponsorin kryesor të..

botuar më 25-09-05 2.55.MD