Gjatë fundjavave, Qendra Inter Ekspo organizon punëtori për haiku, kaligrafi japoneze dhe sumie (mënyrë specifike pikturimi) 'Lulja e qershisë', 'Bambuja' dhe 'Zambaku i Ujit'.
Adhuruesit e artit japonez do të njihen me teknikat e pikturimit të një prej bimëve më ikonike në kanunin e sumie - lulet e qershisë, si dhe bambuja dhe zambaku i ujit.
Në punëtorinë e kaligrafisë do të prezantohen linjat kryesore horizontale dhe vertikale të përdorura në artin e shkrimit japonez, si dhe tre stilet kryesore: kajsho (stili standard), gjosho (stenografia) dhe sosho (stenografia e artit).
Për adhuruesit e haikut klasik, ka edhe një seminar ku mund të mësojnë për strukturën e haikut, disa parime bazë estetike gjatë shkrimit të tij, etj. Secili pjesëmarrës do të ketë mundësinë të shkruajëvetë haiku të frymëzuar nga 4 stinët: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri dhe të marrë pjesë në një konkurs për haiku.
Përpiloi: Darina GrigorovaPërgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale..