Sipas një sondazhi të agjencisë Trend të porositur nga gazeta “24 Çasa”, sipas 45% të bullgarëve, inteligjenca artificiale do të çojë në humbjen e vendeve të punës dhe 37% besojnë se ajo mund të zëvendësojë punën njerëzore në fushën e tyre. Pothuajse një e pesta (19%) e të anketuarve ndajnë mendimin se duhet të ndalohet sepse krijon rrezik për njerëzit.
63% e bashkatdhetarëve tanë deklarojnë se e dinë se çfarë është inteligjenca artificiale. Të rinjtë janë më pozitivë për përdorimin e saj, ndërsa përgjigjet negative rriten me moshën. Kështu, katër nga dhjetë persona shprehin qëndrim negativ ndaj përdorimit të saj.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...