Anëtarët e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) protestuan para hyrjes zyrtare të Kuvendit Popullor, nga ku deputetët shkojnë në punë. Me sloganin “Për të ardhura të drejta në Buxhetin 2023”, protestuesit këmbëngulin për takime me deputetët për të paraqitur kërkesat e tyre për projektbuxhetin. Në protesta u përfshin punonjës të institucioneve të të ardhurave që pritet të mbledhin paratë në buxhet, si instituti i sigurimeve, agjencia e të ardhurave dhe administrata e tarifave rrugore TOL. Mes protestuesve kishte nëpunës nga struktura të tjera shtetërore, përfshirë BNR-në.
Sindikata tjetër e madhe Konfederata e Punës “Podkrepa” rregulloi një “Pritje të improvizuar për deputetët” për t’i ftuar ata në një dialog mbi pagat. Protesta do të përsëritet edhe në ditët në vijim teksa votimi i buxhetit vijon.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..