“Vendimi më i rëndësishëm në lidhje me Ukrainën ishte se u krijua i ashtuquajturi Këshilli Ukrainë-NATO, i cili e vendos presidentin e Ukrainës në tryezë së bashku me të gjitha vendet dhe liderët e tjerë. Që tani e tutje, kur diskutohen çështjet politike, çështjet që lidhen me Ukrainën, kreu i shtetit është në pozitë të barabartë me të tjerët, duke përfshirë se ai mund të thërrasë Këshillin e NATO-së, nëse është e nevojshme.” Kështu në një konferencë shtypi kryeministri Nikollaj Denkov përgjithësoi se çfarë u arrit në Samitin e NATO-së në Vilnius.
Në diskutimin e tij në Samit, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev theksoi rëndësinë e planeve të reja rajonale të Aleancës si forca kryesore lëvizëse për përmirësimin e mëtejshëm të gatishmërisë parandaluese dhe mbrojtëse të aleatëve dhe konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë në këtë proces.
Duke pasur parasysh ndryshimin e mjedisit të sigurisë në rajonin e Detit të Zi dhe me qëllim të rritjes së potencialit mbrojtës dhe parandalues të Aleancës, ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë dhe Rumanisë nënshkruan një Letër Synimi për krijimin e Komandës së Komponentit Rajonal të Forcave Speciale.
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..