Zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel u takua me ambasadorët e vendeve jo anëtare të BE-së. Në rezidencën “Bojana”, Gabrieli prezantoi prioritetet e politikës së jashtme bullgare lidhur me anëtarësimin tonë në BE dhe NATO, si dhe pjesëmarrjen aktive në institucionet dhe iniciativat ndërkombëtare. “Bashkëpunimi në tri nivele – marrëdhëniet dypalëshe, partneritetet rajonale dhe bashkëpunimi global – luan një rol kyç në adresimin e sfidave aktuale”, tha ministri. Në takim një vëmendje e veçantë iu kushtua sektorëve strategjikë si siguria, energjetika, inovacionet dhe lëvizshmëria. Gabriel bëri thirrje që mbi këto probleme të punohen sipas “rregullave të përbashkëta ndërkombëtare dhe vlerave të përbashkëta”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..