Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngritën flamurin bullgar mbi livadhet e Rozhenit në Rodopet

Foto: BTA

Me këngë dhe valle popullore, me një shfaqje solemne që rikrijonte pjesë të “Historisë sllavo bullgare” të Paisij Hilendarskit, me poezi të krijuesve të mëdhenj  bullgarë Hristo Botev, Ivan Vazov dhe Petko Sllavejkov dhe një fjalim të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë 111 metra në zonën Rozhen në Rodopet. Ceremonia shënoi jozyrtarisht fillimin e tubimit tradicional të Krijimtarisë Popullore dhe Blegtorisë “Rozhen 2023”. Deri më 16 korrik, aty do të performojnë 7000 interpretues nga vendi, ansamble të bullgarëve besarabë nga Ukraina dhe interpretues individualë nga diaspora.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit, presidenti tha: “Flamuri bullgar të vazhdojë të na bashkojë dhe të na udhëheqë në prosperitetin e popullit tonë!”.

Ngritja ceremoniale e flamurit në Rozhen i kushtohet 111 vjetorit të çlirimit të Rodopeve dhe 120 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert e tyre për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD