Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Foto: BTA

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin parashkollor dhe shkollor, ndryshimet jetike, por të vonuara të të cilit, sipas deputetes nga GERB-SDS Jordanka Fandëkova, do të jenë prioritet në programin e sesionit vjeshtor të Kuvendit Popullor.
Krasimir Vëllçev
"Ky është hapi i parë drejt reformës së gjerë që ministri Krasimir Vëllçev dhe ekipi i tij kanë përgatitur për ta bërë arsimin modern, në përputhje me pritjet dhe kërkesat e shekullit XXI", deklaron përfaqësuesja e Kuvendit Popullor. Bëhet fjalë për rreth 20 ndryshime në funksionimin e shkollave dhe kopshteve, të cilat janë hedhur për diskutim publik dhe janë miratuar në lexim të parë në Komisionin Parlamentar për Arsimin dhe Shkencën.

"Qëllimi është ta bëjmë arsimin tonë më funksional – thotë Jordanka Fandëkova, anëtare e Komisionit për Arsim dhe Shkencë në Kuvendin Popullor dhe ish-ministre e Arsimit. – Ende mbështetemi shumë te akademizmi, te grumbullimi i përshpejtuar i njohurive që nuk sjellin rezultat. Nevojiten më shumë mundësi për zhvillimin e aftësive që janë të rëndësishme për kohën tonë dinamike, si dhe integrimi i teknologjive në procesin mësimor. Dhe kjo kërkon ndryshime në programet mësimore, në formatin e provimeve, si dhe në trajnimin e mësuesve."
Jordanka Fandëkova (në të djathtë)
Një nga risitë e propozuara ka të bëjë me të ashtuquajturin arsimi gjithëpërfshirës. "Deri tani kemi folur për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, por ideja është të zgjerohet puna edukative në shkolla dhe të punohet edhe me fëmijë me vështirësi në sjellje, që është një problem serioz", sqaron deputetja. Tekste të tjera kanë të bëjnë me ndalimin e telefonave celularë gjatë mësimit – përveç rasteve për arsye shëndetësore ose për qëllime edukative – si dhe me provimet në shkollat e mesme.

"Nuk mund të vazhdojmë me formatin e vjetër të provimeve dhe të kërkojmë rezultate të reja" – është kategorike Jordanka Fandëkova. – "Është e rëndësishme që gradualisht të futen detyra praktike, në mënyrë që fëmijët të zhvillojnë aftësi për të menduar në mënyrë kritike dhe për të analizuar, të bëjnë lidhje mes temave të ndryshme, përfshirë edhe ato ndërdisiplinore, sepse matematika është një disiplinë kyçe, por bashkë me të duhet të punohet edhe në shkencat natyrore – ato janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën."

Futja e lëndës “Virtyte dhe fe”, e cila ka ngjallur reagime të ndryshme në shoqërinë tonë, është gjithashtu pjesë e ndryshimeve në Ligjin për arsimin parashkollor dhe shkollor.

"Gjithnjë e më shumë prindërit dhe mësuesit kuptojnë se kjo është një mundësi për zgjedhje brenda kuadrit të përgatitjes së detyrueshme – një orë që nuk do të vlerësohet me notë", – thotë Jordanka Fandëkova. – "Në këtë orë, mësuesit do të kenë mundësi të punojnë në drejtim të mësimit të fesë ose të flasin për dhembshuri, për mirësi. Veçanërisht në fazën fillestare ata tashmë e praktikojnë këtë, sepse kanë punuar mjaftueshëm përmes veprave letrare, bisedave, inskenimeve të festave për të përgatitur fëmijët. Tani do të kenë mundësinë ta bëjnë këtë që nga klasa e parë në një orë të caktuar."

Një nga prioritetet e përfshira në programin qeverisës është forcimi i vendit tonë si një hapësirë shpirtërore dhe gjuhësore në mbarë botën. Do të nisin përpjekje për njohjen e gjuhës bullgare si pjesë e sistemeve arsimore të vendeve të tjera dhe për mundësinë e dhënies së provimit të maturës – një detyrë tashmë e caktuar për ambasadat tona nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, Parlamenti Britanik ka krijuar një Grup Miqësie me Bullgarinë.

"Detyra që kanë diplomatët tanë jashtë vendit – dhe shpresoj që komunitetet bullgare do t’i ndihmojnë – është dëshira për të përhapur kulturën dhe gjuhën tonë amtare", – shton deputetja. – "Kolegët tanë jashtë vendit mund të mbështeten në ndihmën tonë. Së shpejti do të organizoj një mbledhje të Komisionit për Politikën e Jashtme për të diskutuar mësimin e gjuhës bullgare jashtë vendit."

Përpiloi: Diana Cankova, bazuar në një intervistë të Nina Canevës me Jordanka Fandëkovën për programin "Hristo Botev" të BNR-së

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Fotot: BGNES, BTA (arkiv), BNR – Hristo Botev, Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD
Universiteti i Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Hapet një Institut për Diasporën Bullgare në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit

Po hapet një Institut për Diasporën Bullgare dhe Trashëgiminë Kulturore Jashtë Vendit në Universitetin e Shkencave të Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit. Qeveria e hap njësinë me kërkesë të rektorit të institucionit të arsimit të lartë pas..

botuar më 25-09-10 5.28.MD