Pranë Kepit Kaliakra, në fshatin Kavarna të Bulgarevo-s, përgatitjet për edicionin përvjetor të Festivalit të Pjeprit janë në momentet e fundit. Për të 15-in vit radhazi, banorët dhe mysafirët e fshatit do të shijojnë frutin e preferuar të verës, në sfondin e një programi të pasur kulturor të organizuar nga qendra komunitare "Naroden buditel - 1940".
Hapja zyrtare bëhet në mbrëmjen e 21 korrikut, kurse festa e frutave aromatike do të vazhdojë mbrëmjen e ardhshme më 22 korrik në oborrin e shkollës në fshatin Bulgarevë. Organizatorët nga qendra komunitare kanë vendosur që dita e parë të jetë për argëtimin e fëmijëve me një skenë të hapur, një koncert të grupeve vokale të fëmijëve, me shpresë me bostan, animacion për fëmijë dhe një disko për fëmijë.
Do të përzgjidhen dhe shpërblehen pjesëmarrësit në kategoritë “Pjepri më i shijshëm” dhe “Kultivuesi më i mirë i pjeprit”. Programi festiv do të mbyllet me koncertin e orkestrës “Izvor” nga qyteti i Dobriçit.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..