Nëpunësit shtetërorë të pyjeve u përfshinë në një aksion për të shpëtuar një arushkë rreth 3-4 muajsh. Ajo zbriti në muzg të dielën pranë zonës së vilave të fshatit Kostenec. Pasi u informua nga një pronar vilë, pylltarët e ndoqën përsëri në pyll me shpresën se do të gjendej nga nëna e tij. Më vonë, arushka zbriti sërish pranë vilave dhe u ngjit në një pemë, ku e kaloi natën. Në mëngjes iku dhe hyri në një pronë tjetër. Megjithë kontrollin në pyll, nëna nuk u gjet. Arushka u kap nga pylltarët dhe përfaqësuesit e eko-organizatës WWF. Kafsha do të dërgohet në Parkun e Arinjve në Belica për t’u kujdesur. Vijon kërkimi në zonë për gjurmët e nënës. Nëse ajo gjendet, arushka do të kthehet në mjedisin e saj natyror.
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..