Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E ardhmja është në origjinë”

4
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit

Në qytetin e Tiranës u zhvillua aktiviteti “E ardhmja është në origjinë” me pjesëmarrjen e 9 pakicave kombëtare në territorin e Shqipërisë. Ky aktivitet u mbështet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Në të morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës etnike bullgare në Shqipëri. 

Elza Koja, nënkryetare e shoqatës “Prosperitet Golloborda”, theksoi se “Tradita e bërjes së bukës u soll përmes piteve të ndryshme të zbukuruara me figura lulesh dhe byrekëve të përgatitura me dashuri nga duart e arta të vajzave”. Nëpërmjet gatimeve dhe veshjeve të bukura tradicionale bullgare njerëzit arritën të prekin traditën bullgare. Ky ishte një prezantim shumë i bukur që na flet për dashurinë për jetën, rrënjët tona, trashëgiminë tonë kulturore dhe folklorike, e cila përcillet brez pas brezi. 

Moment i rëndësishëm i aktivitetit ishin materialet e regjistruara në terren nga studiuesja Vesellka Tonçeva, e cila dërgoi këngët "Pastroi dhe shtroi Velja", interpretuar nga këngëtarja Rajmonda Tolya nga fshati Golemo Ostreni dhe "Nise vallen o Bojan", interpretuar nga Altin Koçi, Bujar Muça dhe Alfons Muça nga fshati Golemo Ostreni.

Në këtë event morën pjesë edhe znj. Konstantina Bezhani, kryetarja e Komitetit për Pakicat Kombëtare, znj. Milena Selimi, e zgjedhur si përfaqësuese e komunitetit bullgar në  këtë institucion, zv. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë, z. Asen Paçev dhe konsulli i kësaj përfaqësie z. Bllagoi Petrov, si dhe diplomatë dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit.

Vajzat dhe djemtë me kostume, këngë dhe valle popullore bullgare tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, duke treguar edhe një herë se komuniteti bullgar respekton rrënjët e tij dhe duke përcjellë një mesazh paqeje, tolerance dhe bashkëjetese me të gjitha pakicat e tjera kombëtare në Shqipëri.

Më tepër për veprimtarinë që zhvillohen në lidhje me bullgarët në Shqipëri mund të lexoni këtu:

Përpiloi: Kostandina Bello
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Fillon Festivali Bullgar i Kumbullës

Mali i Ballkanit, qeramika dhe fruti i kumbullës janë simbol i rajonit të Trojanit . Banorët vendas dinë si t’i ruajnë traditat e tyre. Këtë e dëshmon edhe ngjarja që shënon fundin e vitit bujqësor në fund të çdo shtatori – Festivali Bullgar i Kumbullës..

botuar më 25-09-20 7.05.PD

Fshati Kurtovo Konare fton në festivalin tradicional të lutenicës

Edhe këtë vit, adhuruesit e lutenicës së sapopërgatitur do të kenë mundësinë ta shijojnë këtë kryevepër të shijshme kulinarie në veprimtarinë tradicionale ku ajo është në qendër të vëmendjes – “Festivali Kurtovo Konare”. Programi përfshin një repertor..

botuar më 25-09-13 6.55.PD

Festa e Bukës, Këngës dhe Vallëzimit në qytetin Silistra

Edicioni i gjashtë i Festës së Bukës, Këngës dhe Vallëzimit, me një ekspozitë bukësh dhe prodhimesh të bukës nga Vatrat e Kulturës në komunën e Silistrës, do të mbahet më 12 shtator në orën 18:00 në sheshin “Liria” të qytetit. Programi përfshin..

botuar më 25-09-12 6.10.PD