Në lidhje me Ditën e Diplomacisë Bullgare – 19 korrik, zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Maria Gabriel prezantoi në Sofje prioritetet e diplomacisë bullgare. Ndër to, ajo vuri në dukje anëtarësimin aktiv të Bullgarisë në BE dhe NATO, duke theksuar se anëtarësimi në Shengen, Eurozonë dhe Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik janë në krye të agjendës së politikës së jashtme kombëtare.
“Politika e jashtme e ndjekur nga Bullgaria është rezultat i një përpjekjeje të koordinuar mbarëkombëtare, për të cilën zbatohet plotësisht parimi “Bashkimi e bën forcën”, tha ministrja.
Kryetari i Kuvendit Popullor, Rosen Zheljazkov, deklaroi se roli i diplomacisë bullgare është të ndihmojë në zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe të mbrojë pozitat kombëtare në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Bullgaria kontribuon në mbrojtjen e Ukrainës dhe sigurinë e përbashkët të Bashkimit Evropian përmes armëve që prodhon dhe me vendimin për të marrë pjesë në mekanizmin financiar SAFE, përmes të cilit duhet të forcohet industria evropiane e mbrojtjes...
Kryetarë bashkish të qyteteve evropiane mbështetën kryebashkiakun e ndaluar të Stambollit Kryetarë bashkish nga qytete evropiane, mes tyre edhe kryebashkiaku i Sofjes, Vasill Terziev, shprehën solidaritetin e tyre me kryetarin e ndaluar të..
“Me investimin e koncernit gjerman të mbrojtjes Rheinmetall, Bullgaria bëhet pjesë e ekosistemit evropian të mbrojtjes.” Kjo u deklarua nga Presidenti Rumen Radev në Gjermani në një takim të përbashkët informues me Drejtorin Ekzekutiv të..