Një 39-vjeçar u akuzua se kërcënoi me vrasje ministrin e mbrojtjes Todor Tagarev. Prokuroria e Qarkut të Sofjes njoftoi se më 4 korrik, një person me iniciale G. D. dërgoi një mesazh kërcënues në profilin personal të ministrit në Facebook. Drejtoria për Luftë kundër Krimit të Organizuar konstatoi se profili nga i cili u dërgua kërcënimi është krijuar dhe përdorur nga i akuzuari.
Shkak i kërcënimit të bërë nga i papuni Grigor Dimov është mbështetja e Tagarev për Ukrainën, e cila po sulmohet nga Rusia. Burri ishte i dënuar më parë për një krim tjetër, por ishte i rehabilituar. Dimov me vendim të prokurorit u ndalua për 72 orë dhe prokuroria do t’i kërkojë gjykatës ta mbajë në paraburgim të përhershëm.
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..