Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Gjatë emërimit të tij, Radev e përcaktoi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë më së voni në janar 2025 si një qëllim ambicioz, por të arritshëm. Pas betimit, guvernatori i ri i vjetër i BNB-së tha se do të propozojë për zëvendësguvernator Andrej Gjurov /PP-DB/ dhe Petër Çobanov /Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - DPS, ministër i financave në periudhën 2013-2014/. "Një nga kushtet më të rëndësishme që vendosa kur pranova të nominohesha për guvernator ishte që udhëheqja e BNB-së të zgjidhej me mbështetje të gjerë politike. Kjo mbështetje është një faktor i fortë për pavarësinë e bankës qendrore, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të parregulluara politike “, tha Radev.
Dimitër Radev u zgjodh guvernator i BNB-së më 15 korrik 2015. Përpjekja për të zgjedhur një guvernator të ri në vitin 2022 dështoi.Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë..