Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit publikoi udhëzime për procedurën e vërtetimit të origjinës bullgare. Sipas tyre, mbi bazën e origjinës bullgare aplikantët për vizë D në përfaqësitë diplomatike të Bullgarisë jashtë vendit paraqiten në zyrën konsullore për përkthim dhe vërtetim të dokumenteve origjinale për origjinën bullgare, si dhe për vërtetimin e Deklaratës së Vetëndërgjegjes Kombëtare Bullgare. Aplikantët dërgojnë në mënyrë të pavarur kompletin e plotë të dokumenteve me postë ose me korrier në adresën e Agjencisë, duke i paguar vetë shpenzimet. Agjencia pranon, regjistron dhe deklaron vendimin e saj për origjinën bullgare.
Nëse ka një status në faqen e internetit të Agjencisë për lëshimin e një Certifikate për origjinën bullgare, aplikanti për vizë D merr një foto të statusit dhe ia bashkëngjit dokumenteve të aplikimit. Me kusht që të gjitha dokumentet e tjera që vërtetojnë arsyet për marrjen e vizës D janë të rregullta, me mbërritjen në Bullgari aplikanti paraqet një kërkesë në Drejtorinë e Migracionit.
Algoritmi i veprimit është në këtë adresë:
https://www.aba.government.bg/news/informatsiya-za-litsata-kandidatstvashchi-za-viza-d/354?fbclid=IwAR1ZiWCZ9x1W1As8nEQAbAcwjqg62rmLl-PqKQWKJ3QRYYrt15QOebqNZzkShoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila..