Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skuadra bullgare e futbollit “Lludogorec” eliminoi skuadrën e Kosovës “Ballkani” dhe po vazhdon në Ligën e Kampionëve

Foto: BGNES

“Lludogorec” u kualifikuan në turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, pas fitores vendimtare ndaj “Ballkanit” të Kosovës me 4:0 në Razgrad(Bullgari Verilindore). Një javë më parë në Prishtinë, “Shqiponjat” shënuan një humbje befasuese me 0:2.

Mikpritësit hapën rezultatin në minutën e katërt, pas goditjes së saktë të ganezit Bernard Tekpetey. Presioni i “Lludogorec” vazhdoi deri në fund të ndeshjes, duke shënuar rezultatin 3:0.

Në turin e dytë të eliminatoreve, kampionët bullgarë të futbollit do të luajnë kundër skuadrës sllovene “Olimpia” Ljubljana, e cila ka mposhtur skuadrën letoneze “Valmiera”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stilijana Nikollova

Medalje ari dhe argjendi për Bullgarinë në ditën e parë të Kupës Evropiane në Burgas

Stilijana Nikollova fitoi medaljen e artë për kombinimin me top, ndërsa Dara Stojanova fitoi medaljen e argjendtë për kombinimin me rreth në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike, e cila po zhvillohet në Burgas (Bullgaria Juglindore). Në..

botuar më 25-05-16 9.42.PD

Breakerët bullgarë fituan Battle of the year Balkans

Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..

botuar më 25-05-14 7.02.MD
Lia Karatançeva

Tenistja jonë Lia Karatançeva triumfoi në një turne në SHBA

Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..

botuar më 25-05-12 10.44.PD