“Lludogorec” u kualifikuan në turin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Kampionëve, pas fitores vendimtare ndaj “Ballkanit” të Kosovës me 4:0 në Razgrad(Bullgari Verilindore). Një javë më parë në Prishtinë, “Shqiponjat” shënuan një humbje befasuese me 0:2.
Mikpritësit hapën rezultatin në minutën e katërt, pas goditjes së saktë të ganezit Bernard Tekpetey. Presioni i “Lludogorec” vazhdoi deri në fund të ndeshjes, duke shënuar rezultatin 3:0.
Në turin e dytë të eliminatoreve, kampionët bullgarë të futbollit do të luajnë kundër skuadrës sllovene “Olimpia” Ljubljana, e cila ka mposhtur skuadrën letoneze “Valmiera”.Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Bullgaria renditet e 58-ta për sa i përket eksportimit të lojtarëve të saj të futbollit që luajnë në të gjithë botën, sipas një raporti të Observatorit..