Orlin Pavllov është në prag të turneut të tij veror. Koncerti i parë është më 22 korrik në Teatrin Veror Bunarxhika në Plovdiv. Pas kësaj këngëtari ka ndërmend të japë disa koncerte në qytete të ndryshme të bregdetit bullgar të Detit të Zi.
Gjatë koncertit dy orësh, fansat e Orlin Pavllovit do të kenë mundësinë të shohin drejtpërdrejt një spektakël audio-vizual, i cili përfshin këngët emblematike nga albumi i parë solo i këngëtarit “Pak më shumë”, si dhe këngë të tjera të njohura dhe të pëlqyera nga publiku. Interesante është që kënga që i dha emrin albumit “Pak më shumë”, u përfshi edhe në filmin bullgar me seri “Të dashur trashëgimtarë”.
Në këtë rrugëtim emocionues muzikor-artistik do të ndërthuren zhanre të ndryshme: pop, xhaz, suing dhe funk. Së bashku me Orlinin në skenë do të jenë disa nga muzikantët më të shquar bullgarë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kënga "Mjeshtri i Bojanës" mbeti gjatë në repertorin e Lili Ivanovës. Në YouTube mund të shihen dhe dëgjohen shumë interpretime të saj nga koncerte të ndryshme gjatë viteve dhe për mua është vërtet një gëzim që kjo këngë, edhe sot – më shumë se 55..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..