Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shembuj të kulturës muzikore bullgare

Aleksandër Josifov – "Mjeshtri i Bojanës"

Foto: operasofia.bg



Kompozitori, dirigjenti dhe pedagogu i shquar Aleksandër Josifov lë pas një krijimtari të jashtëzakonshme për nga vëllimi dhe larmia zhanrore. Janë me qindra këngët e tij të muzikës së lehtë të kompozuara mbi tekste të poetëve të njohur bullgarë, të interpretuara nga yjet më të ndritshëm vendas. Të dashura vërtet për publikun janë interpretimet e "Dashuri" nga Jordanka Hristova, "Thirrje" nga Bogdana Karadoçeva, "Shtëpia e vjetër e babait" nga Emill Dimitrov, "Blu e lehtë" nga Vasil Najdenov, "E di, do të jetë një ditë e bukur" nga Silvia Kacarova, "Netët me lule shtogu" nga "Tonika SV". "Të gjithë janë fëmijët e mi. Dhe i shikoj me gjithë dashurinë time. I dua" – ndan kompozitori në intervistën e tij të fundit. Menaxher i suksesshëm dhe aktiv, ai merr pjesë edhe në krijimin dhe zhvillimin e festivalit të njohur ndërkombëtar "Orfeu i Artë".


Aleksandër Josifov ka një vend të rëndësishëm në jetën dhe krijimtarinë e ikonës së skenës së muzikës popullore bullgare – Lili Ivanova, e cila e përkufizon kompozitorin si "një nga aristokratët më të mëdhenj në muzikën bullgare". Një këngë e tij mbi vargjet e poetit të jashtëzakonshëm Bogomill Gudev është ndër hitet më të rëndësishme jo vetëm në repertorin e Lili Ivanovës, por në muzikën bullgare në përgjithësi.



Ekskluzivisht për Radio Bullgarinë dhe rubrikën "Shembuj të kulturës muzikore bullgare", vajza e Aleksandër Josifovit – Borjana Josifova, ndan:

"Kënga "Mjeshtri i Bojanës", me tekst të Bogomill Gudevit dhe në interpretimin e mrekullueshëm të Lili Ivanovës, është kompozuar nga babai im, Aleksandër Josifov, në vitin e largët 1968, por edhe sot mbetet një nga titujt më të njohur që ai ka krijuar në zhanrin e muzikës së lehtë apo "estradë", siç quhej atëherë. Pikërisht periudha në fund të viteve '60 dhe fillimi i viteve '70 të shekullit XX është kulmi në karrierën e Lili Ivanovës – koha kur ajo ndërton repertorin e saj tërësisht nga këngë të autorëve bullgarë, emrat më të mëdhenj të atyre viteve, dhe babai im atëherë ishte një kompozitor krejt i ri. Në moshën 27-vjeçare, ai krijon këngën e parë për Lili Ivanovën. Kjo është "Rekviem", me tekst të Jordan Milevit – gjithashtu një këngë e njohur që ka mbetur në kohë si një model klasik në repertorin e saj. Partneriteti krijues mes Lili Ivanovës dhe babait tim në këtë periudhë është shumë i suksesshëm dhe ai fillon të shkruajë këngë posaçërisht për të. Në vitin 1970, në festivalin vjetor prestigjioz në Athinë, Lili Ivanova fiton çmimin e madh dhe një disk të artë si interpretuese me këngën e saj "Yll", me tekst të Krësto Stanishevit, dhe në festivalin në Rio de Janeiro – medaljen e bronztë me "Rekviem".

Lili Ivanova

"Babai im i çmonte poetët bullgarë, mbante miqësi me shumë prej tyre, ata i dhuronin përmbledhjet e tyre me poezi dhe ai gjithmonë kompozonte këngë vetëm mbi poezi të shkruara. Pikërisht kështu lind edhe kënga "Mjeshtri i Bojanës". Babai im ka ndarë se si, pasi lexoi poezinë lirike dhe intime si një lutje të Bogomill Gudevit, u frymëzua të shkruajë muzikën dhe u krijua kjo simbiozë prekëse mes melodisë dhe poezisë – një tingëllim i përzemërt, përmes të cilit sikur gjallërohen figurat nga afresket në kishën e Bojanës. Televizioni Kombëtar Bullgar ruan në arkiv fond pamje të vlefshme arkivore që dokumentojnë regjistrimin e këngës "Mjeshtri i Bojanës" në Studion e Parë të Radios Bullgare në vitin 1970 me pjesëmarrjen e orkestrës "Ballkanton" dhe dirigjentit Dimitër Ganev," – tregon Borjana Josifova për Radio Bullgarinë.


Kënga "Mjeshtri i Bojanës" mbeti gjatë në repertorin e Lili Ivanovës. Në YouTube mund të shihen dhe dëgjohen shumë interpretime të saj nga koncerte të ndryshme gjatë viteve dhe për mua është vërtet një gëzim që kjo këngë, edhe sot – më shumë se 55 vjet pas krijimit të saj, ende dëgjohet, pëlqehet dhe emocionon disa breza."



Më 12 gusht bëhen 85 vjet nga lindja e Aleksandër Josifovit – një personalitet me kontribut të padiskutueshëm për zhvillimin e muzikës bullgare në dekadat e fundit të shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI. Në kujtim të tij kujtojmë këtë shembull të padiskutueshëm të kulturës muzikore bullgare – "Mjeshtri i Bojanës", me tekst të Bogomill Gudevit dhe aranzhim të Ivan Peevit, i kënduar në mënyrë të papërsëritshme nga Lili Ivanova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: operasofia.bg, Facebook /Festivali Ndërkombëtar "Orfeu i Artë", Facebook /Lili Ivanova, Facebook /Aleksandër Josifov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nina Nikolina me rrëfim dhe dashuri për farefisin dhe atdheun

Gjithmonë e angazhuar me projekte të shumta, Nina Nikolina e pret vjeshtën me disa ngjarje të rëndësishme: një këngë të re, një album dhe një koncert-premierë për prezantimin e albumit. Këngëtarja shënon rikthimin e saj në muzikën pop me albumin e ri..

botuar më 25-09-23 10.14.PD
Foto: Facebook/SY11 Events

Për herë të parë, Sofja do të presë konkursin “Operalia” për yjet e reja

Yjet e operës Sonia Jonçeva dhe Plácido Domingo do të sjellin në Sofje një galaktikë menaxherësh operash dhe 32 këngëtarësh të rinj operistikë nga 17 vende në 5 kontinente. Konkursi më prestigjioz për yjet në ngritje të operës në botë –..

botuar më 25-09-21 5.00.PD
Veselin Stojanov (1902 – 1969)

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: Veselin Stojanov – "Rapsodia"

Shihni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë : Ju prezantojmë një prej klasikëve në kulturën muzikore bullgare Veselin Stojanov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto:   archives.bnr.bg, bg.wikipedia.org,..

botuar më 25-09-19 7.15.PD