Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fshati Drenovec rikthen besimin se Veriperëndimi mund të jetë një vend i mirë për të jetuar

10
Foto: Radio Vidin

Në rajonin Veri-Perëndimor, zakonisht i personifikuar me varfërinë, largësinë, mungesën e shpresës, ekziston një fshat që rikthen besimin se asgjë nuk është e pandryshueshme. Duhet vetëm një gjë – të të interesojë për veten, për botën ku jeton, për komunitetin. Fshati Drenovec është i mbushur me njerëz të tillë që ndryshojnë për mirë mjedisin e tyre dhe fal kësaj ndryshojnë edhe gjendjen e tyre shpirtërore.

I vendosur 45 km nga qyteti i Vidinit, fshati Drenovec gëzon tokë pjellore, burime ujore dhe transport hekurudhor. Mes territorit të tij kalon lumi Llom, ndërsa jo shumë larg ndodhet edhe diga me po të njëjtin emër - më e madhja në rajon.

“Ky është fshati më i madh në bashkinë e Ruzhincit - ne jemi rreth 1400 banorë, ndërsa banorët e përhershëm janë diku rreth 1100. Fshatin e kemi të bukur. Kemi një shkollë me 200 fëmijë, kemi një stacion treni, kemi një shtëpi për të moshuarit, e cila ndodhet menjëherë pas shkollës, kemi edhe një kopsht me afro 60 fëmijë”, tregon kryebashkiakja Nadja Ivanova.

Për shkak të ajrit të pastër, ushqimeve bio dhe pamjeve të bukura në fshatin e mirëmbajtur, gjithnjë e më shumë njerëz nga qyteti po restaurojnë shtëpitë e tyre dhe po i kalojnë pushimet këtu.

“Shtëpitë po blihen dhe shumë njerëz po kthehen nga qytetet dhe po fillojnë të rinovojnë shtëpitë e prindërve të tyre – vazhdon rrëfimin e saj Nadja Ivanova. - Po, ka edhe ndërtesa boshe, por përqindja e tyre nuk është e madhe. Shtëpitë janë të mirëmbajtura. Mund të thuash se fshati ynë është i gjallë. Njerëzit kthehen në shtëpi të shtunave dhe të dielave, kujdesen për vreshtat që janë në oborret e tyre, kujdesen për kopshtet e tyre. Ne nuk kemi pasur asnjë vjedhje për një kohë shumë të gjatë. Punojmë mirë edhe me policinë - nëse ka ndonjë problem, telefonojmë menjëherë dhe ata përgjigjen shpejt. Dhe fshati është i qetë.”.

Në Drenovec janë ndërtuar tre parqe me ndriçim diellor, ku i fundit ka një shesh të ri dhe stola të rinj. Megjithatë, krenaria e vërtetë e fshatit është shkolla “N. J. Vapcarov”, në të cilën mësojnë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë.

Një tjetër pikë referimi në Drenovec është i ashtuquajturi memorial, i vendosur në Bibliotekën e fshatit. Ky lloj muzeu etnografik ruan si sende të përdorura të jetës së përditshme të banorëve të zonës, ashtu edhe objekte të lashtësisë. Një nga eksponatet më të vjetra është një sëpatë guri nga epoka e neolitit, ndërsa pjesët e shigjetave, shpatave dhe mjeteve bujqësore ilustrojnë jetën në shekujt e parë të shtetit bullgar në tokat përgjatë Danubit.

Por kjo nuk është gjithçka për të cilën është i famshëm fshati. Përveç dy kishave ortodokse ("Këtu kemi dy nga të gjitha për shkak të ndarjes së dikurshme të Çorlevës dhe Drenovecit"), të dyja me emrin "Hyrja e Shën Mërisë në Tempull", të ndërtuara në vitin 1840, ekziston edhe një Kishë Ungjillore. Përveç kësaj, futbolli ka lulëzuar gjithashtu, falë kompleksit sportiv dhe dëshirës së bashkisë për të investuar në shëndetin dhe gjendjen shpirtërore të banorëve të tij.

Fatkeqësisht, shumë të rinj pas përfundimit të arsimit të mesëm largohen drejt qyteteve të mëdha. “Kërkojnë mënyrë për të punuar, për të mbijetuar, por nëpër fshatra kështu është ”, thotë me hidhërim Nadja Ivanova.

Nadja Ivanova

“Problemi ynë kryesor është largimi i të rinjve nga fshati – përmbledh ajo. - Shpresoj që ndonjë investitor të hapë vende të reja pune dhe njerëzit të qëndrojnë këtu. Në një kohë kishte një fabrikë ushtarake, një fabrikë qepëse, dy ferma dhe fshati arrinte 4 mijë njerëz. Pas demokracisë, ne filluam të shkrihemi.”

Por si është të jetosh në fshatin Drenovec në ditët e sotmе?

“Ne ia dalim, por duhet të ketë më shumë punë, sepse shumë njerëz vuajnë nga uria – edhe të rriturit, edhe të rinjtë, edhe familjet – thonë banorët e fshatit Drenovec. - Paratë nuk mjaftojnë – me 600 leva çfarë të bësh më para? Shumë njerëz ikën jashtë shtetit, tani do të ikim edhe ne, pasi këtu nuk ka punë. Jashtë është më mirë, fiton 100 leva në ditë. A nuk e shihni se çfarë po ndodh nëpër dyqane - 1 kg sallam kushton tetë deri në nëntë leva, një bukë - 2.50-3.00 leva. Njerëzit bëjnë riparime dhe ne punojmë sa andej-këndej të fitojmë para. Tani do të shkojmë te diga për të ngarkuar peshkun për pesëdhjetë leva. Jeta këtu është më shumë punë dhe më pak argëtim.”

Autore: Diana Cankova (nga intervistat e Nedka Lillkovës nga Radio Vidin të BNR-së)

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD