Me debate të mprehta parlamenti vendosi tërheqjen e koncesionit të portit Rosenec nga “Llukoill Neftohim Burgas” me procedurë të përshpejtuar. Kjo është bërë me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Kontrollin e Zbatimit të Masave Kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë.
Propozimin e bënë GERB-SDS, PP-DB dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Sipas tyre, ndërprerja e koncesionit do të ndalojë mundësinë që Rusia të përdorë infrastrukturën bullgare për financimin e luftës.
Daniell Llorer nga PP-DB, deklaroi se ndërprerja e koncesionit bazohet në regjimin e sanksioneve pan-evropiane.
BSP dhe “Vëzrazhdane” e kundërshtuan. “A jeni në dijeni të shumës që do të duhet të paguajmë nëse ata bëjnë një padi kundër nesh”, pyeti Borisllav Gucanov nga BSP.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..