Në resortin bregdetar të Shën Vllasit (“Sveti Vllas”) do të inaugurohet sot basorelievi i samurait japonez Seigo Yamazawa, pjesëmarrës në Luftën Çlirimtare për Bullgarinë (1877-1878) dhe mbrojtës i çështjes kombëtare bullgare. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ambasadori japonez Narahira Hiroshi.
Monumenti i samurait është vendosur në "Rrugicën e Popujve" te porti i jahteve, ku gjenden basorelieve të heronjve bullgarë Vasill Levski dhe Hristo Botev, gazetarit amerikan Januarius McGahan, të bashkuesit të Italisë Giuseppe Garibaldi, poetit dhe dramaturgut gjerman Schiller, si dhe të personaliteteve të tjera botërore.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..