Sot Kisha jonë Ortodokse kremton Fjetjen e Shën Annës – Nënës së Shën Mërisë. Shenjtorja nderohet si një nga simbolet kryesore të krishtera të amësisë.
Bullgarët e quajnë ditën e sotme “Shën Anna e Verës”. Sipas traditës, gratë shtatzëna dhe nuset e reja vizitojnë kishën, ku zbukurojnë ikonën me lule dhe me dhurata të tjera. Përveç kësaj, ato luten për shëndetin e fëmijëve dhe ndezin qirinj para imazhit të shenjtores mbrojtëse. Pas përfundimit të shërbimit, nënat shpërndajnë bukë që të jenë të shëndetshëm fëmijët e tyre.
Besohet se Shën Anna i mbron fëmijët nga zjarri – nga temperatura e lartë dhe ethet.Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..
Më 20 prill, të gjithë të krishterët kremtojnë Ringjalljen e Krishtit. Në sfondin e botës sonë të përçarë dhe të dhunshme, katolikët, së bashku me ortodoksët, armenët dhe protestantët, do të dërgojnë një mesazh shprese, duke ndarë gëzimin e përbashkët..
Këtë vit, ortodoksët dhe katolikët kremtojnë së bashku Ringjalljen e Krishtit. Në të njëjtën datë, e gjithë bota e krishterë do ta kthejë vështrimin nga varri i zbrazët dhe do të përpiqet, me të gjitha mundësitë e saj, të bashkëpërjetojë habinë e grave..