Nxënëset bullgare fituan dy medalje argjendi dhe një bronzi në Olimpiadën e tretë evropiane të Informatikës për vajza në qytetin suedez të Lundit, njoftoi nënkryetari i ekipit Rumen Mihov.
Argjendin e fituan nxënëset e klasës së dhjetë Emiliana Dimitrova nga Gjimnazi Matematikor i Sofjes dhe Nora Paskaleva nga Kolegji Amerikan, kurse të bronztën nxënësja e klasës së dymbëdhjetë Jasmin Behiç nga Gjimnazi Matematikor në Pleven. Sipas Rumen Mihovit, edhe nxënësja më e re në ekip ka performuar shumë mirë - nxënësja e klasës së nëntë Nermin Idiriz nga Gjimnazi për Shkenca Natyrore dhe Matematikore në qytetin Shumen.
Olimpiada Evropiane është një konkurs relativisht i ri i krijuar vetëm për nxënëset e interesuara për të studiuar shkenca kompjuterike. Në edicionin e këtij viti morën pjesë 189 vajza nga 52 vende.Bullgari tashmë disponon pasuri bruto prej mbi 1 trilion leva (500 miliard euro), tregon një studim i Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë, i publikuar së fundmi. Kjo është e barabartë me pothuajse pesë herë madhësinë e produktit të brendshëm..
“Për Bullgarinë, çdo ditë është 24 maj. Por nuk ka asgjë më të natyrshme dhe më të mirë se hapja e Panairit Pranveror të Librit në ditën e tretë të festës më të ndritur bullgare”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova. Panairi i 17-të i Librit në Sofje do..
Nga fillimi i vitit shkollor 2025/26, gjuha bullgare, historia, folklori dhe traditat do të bëhen pjesë e programit të bullgaristikës në një nga universitetet më prestigjioze në SHBA – Universiteti i Illinois-it, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës...
Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për..