Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha Ortodokse Bullgare e shënon 27 korrikun si festë e shenjtorëve shumë të respektuar

Shen Shtatë Shenjtorët
Foto: arkiv

Më 27 korrik, që nga koha më e lashtë, nderohet kujtimi i shëruesit Shën Pantelejmon, i cili në emër të Krishtit shëronte falas. Sipas jetëshkrimit të tij Shën Pantelejmoni jetoi në fund të shekullit të III-të dhe fillim të shekullit të IV-të. Ai studioi mjekësi te mjeku i famshëm në atë kohë Efrosin dhe u bë mjek i oborrit. Pasi u pagëzua në fenë e krishterë, ai mori dhuratën e shërimit dhe mrekullibërjes. Shën Pantelejmoni u vra në vitin 305 gjatë sundimit të perandorit Maksimilian pas torturave mizore.

Për shkak të aktiviteteve të tij gjatë jetës, Shën Pantelejmoni u shpall shenjëtor mbrojtës i mjekëve dhe mamive.

Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e tij më 27 korrik

Më shumë për këtë shenjtor të respektuar mund të lexoni në botimet e Radio Bullgarisë:

Gjashtë shekuj më vonë, në këtë ditë, u nda nga jeta më i famshmi nga nxënësit e iluministëve sllavë Shenjëtor Kirill dhe Metodij - Shën Klementi, Kryepeshkopi i Ohrit. Shën Kliment Ohridski ishte një studiues bullgar mesjetar dhe peshkopi i parë që predikoi në gjuhën e vjetër bullgare. Ai themeloi  Shkollën Letrare të Ohrit. Ai u dërgua nga  Shën Mbreti Boris I në trojet bullgare jugperëndimore me qendër qytetin e Beratit në Shqipërinë e sotme.

Vite më vonë dita e fjetjes së këtij iluministi bullgar 27 korriku, u shpall një festë e përbashkët e Shtatë Shenjtorëve – vëllezërit Kirill dhe Metodij, dhe dishepujt e tyre Kliment, Naum, Sava, Gorazd dhe Angelarij.

Përpilues: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli..

botuar më 25-02-22 5.30.PD

17 vjet Pavarësi e Kosovës

Më 17 shkurt 2025 mbushen 17 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë në vitin 2008 Kosova u bë shteti më i ri në botë pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i..

botuar më 25-02-17 5.00.PD