Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të krishterët ortodoksë në Bullgari kremtojnë Ditën e Shpirtrave

Foto: arkiv

Dita e Shpirtrave, ose Dita e të Vdekurve, është një ditë e rëndësishme për shumë të krishterë. Në këtë ditë kujtojmë të afërmit dhe të dashurit e ndjerë. Kjo është e para nga tre Ditët e Shpirtrave të vitit, e cila është quajtur nga populli Përshpirtja e Madhe dhe bie të shtunën para të Lidhurave të Mishit  të dielën, më 22 shkurt.

Dita u kushtohet mendimeve për të vdekurit dhe lutjeve për shpirtrat e tyre. Këtë ditë shërbimi fetar është për të vdekurit, pas së cilës bëhet një shërbim përkujtimor me një tryezë të përbashkët me grurë të zier, bukë ose pitе, verë, fruta, ëmbëlsira, ose karamele.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të zgjosh një komb – një mision i ndritshëm gjatë shekujve

Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..

botuar më 25-11-01 5.50.PD

E Shtuna e të Vdekurve është një shprehje e dashurisë sonë për shpirtrat e të ndjerëve

Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..

botuar më 25-11-01 4.55.PD

Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..

botuar më 25-10-30 5.10.PD