Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.
Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë.
Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.
22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.
Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Krasimir Martinov dhe BNT
Gëzuar Vitin e Ri 2025! Të dashur miq, ju urojmë një vit plot shëndet dhe momente të paharrueshme! Le t’ju sjellë Viti i Ri 2025 shumë gëzim dhe paqe, dashuri dhe sukses! Në edicionin e parë të programit tonë në gjuhën..
Gëzuar Vitin e Ri 2025, të dashur miq të Radio Bullgarisë! Le t’ju sjellë Viti i Ri shumë shëndet, sukses, fat dhe lumturi, qoftë i qetë dhe i frytshëm për të gjithë ne! Ju falënderojmë për miqësinë dhe besimin! Me respekt, ekipi i..
Përshëndetje, të nderuar miq! Në ditën e fundit të vitit 2024 tërë ekipi i Radio Bullgarisë ju uron minuta të këndshme me programin tonë dhe një festë të bukur! Në fillim të programit do të dëgjoni lajmet e fundit...
Të dashur miq, sot në programin tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë në gjuhën shqipe. Si zakonisht programi ynë..
Në programin e sotëm të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Më parë do t’ju prezantojmë arkitektin Naum..