Kolegia e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë Kostandina Raqi Bello është një nga personazhet kryesore në filmin e gazetarit të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Bojko Vasilev “Kushërinjtë. Zëra nga Shqipëria”. Filmi dokumentar është pjesë e rubrikës “Në kuadër” të televizionit publik. Bojko Vasilev dhe operatori Mihaill Vrabçev takohen me njerëz të ndryshëm që mishërojnë lidhjen me Bullgarinë.
Për shembull, Kostandina - gjyshja e Kostandinës sonë, gjatë gjithë jetës fliste vetëm gjuhën e saj amtare bullgare, megjithëse Bullgarinë e shihte vetëm si e rritur. Djali i saj Raqi u diplomua në Bllagoevgrad dhe sot studion dhe jep mësim bullgarisht dhe shqip. Mbesa e saj gjithashtu ndjek studimet në Bullgari dhe përkthen dhe lexon lajmet bullgare në shqip në Radio Bullgarinë.
Familja Bello është nga minoriteti bullgar në Shqipëri. Të folurit e tyre ruan gjurmë të kohës së Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij.
22-vjeçarja Kostandina Bello lindi në qytetin Bllagoevgrad. Prej disa vitesh merret profesionalisht me përkthimin nga dhe në shqip. Është fituese e disa çmimeve për përkthimin e poezisë, dhe vepër e saj është përkthimi në shqip i romanit “Kënga e bilbilit” nga Stefan Ivanov. Kostandina ka përvojë edhe si spikere lajmesh në bullgarisht në Radio Televizionin Shqiptar. Ajo aktualisht është duke studiuar drejtësi në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nga nëntori 2022 është pjesë e Redaksisë së Gjuhës Shqip të Radio Bullgarisë.
Premiera e filmit me pjesëmarrjen e koleges Kostandina Bello është sonte, më 28 korrik, nga ora 22:00 – me orën bullgare, në Televizionin Kombëtar Bullgar.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Krasimir Martinov dhe BNT
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tone "Shoqëri" do tju njohim me shkollën "Danubi", e cila prej 20 vitesh ruan të gjallë kujtimin për Bullgarinë në zemrat e nxënësve të saj. Në rubrikën tonë të..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën më të re të Dimitrina Germanova, "Gjykim". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:24 - Lajme 09:57 -..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni hitin veror të Mihaella Fileva, "Heroi i Dopaminës". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:26 - Lajme 11:56 -..
Në vitin 2025, ndërtesa e re emblematike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në rrugën “Dragan Cankov” Nr. 4 ka një përvjetor - 55 vjet që nga vendosja e..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni "Për gjërat e bukura" nga Ljubo Kirov ...