Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dhe pas 55 vitesh, arkitektura e godinës së Radios Kombëtare Bullgare ende tërheq vëmendjen nga afër dhe larg

Foto: Ivan Gergov

Në vitin 2025, ndërtesa e re emblematike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në rrugën “Dragan Cankov” Nr. 4 ka një përvjetor - 55 vjet që nga vendosja e themelit të saj të parë. Më 17 gusht 1970, filloi ndërtimi i ndërtesës unike të këtij lloji, vepër e arkitektit të njohur Georgi Stoillov, atëherë kryetar bashkie i Sofjes. Përveç Stoillov, një rol të madh në projekt luajti edhe kolegu i tij i ri Dimitër Andrejçin.


Qëllimi ishte të krijohej një arkitekturë moderne. Dhe rezultati ishte ndërtesa e parë e këtij lloji në vendin tonë - një ndërtesë në formën e një piramide të përmbysur, ku çdo kat është më i madh dhe më i gjerë se ai poshtë.

Pavarësisht natyrës së tij avangarde, projekti u miratua relativisht lehtë nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Bullgare. "Komiteti Qendror e pranoi lajmin dhe tha - nuk na shqetëson, as nuk na ndihmon dhe as nuk na pengon, arkitektët mund të bëjnë çfarë të duan", na tregoi arkitekti Georgi Stoillov në një intervistë disa vjet para vdekjes së tij.

Stoillov është gjithashtu autor i një numri objektesh të tjera emblematike - Monumenti i Buzlluxhës,  ai në qafën "Beklemeto", hoteli "Rilla" dhe shumë të tjera, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë vendit.

Dhe puna e tij nuk është harruar aspak. Këtë e dëshmon interesi i një grupi të madh nga Holanda, profesorë dhe studentë, që erdhën në Sofje posaçërisht për ta parë godinën.


"Pamja e jashtme e ndërtesës është shumë mbresëlënëse - forma e një piramide të përmbysur. Diçka që na intrigoi shumë. Përveç kësaj, ark. Georgi Stoillov është shumë i njohur. Ne po njohim edhe një kryevepër të tij - të ashtuquajturin "Disku Fluturues" (në Buzlluxha), por për fat të keq nuk mundëm ta vizitonim. Fatkeqësisht, ne nuk kemi ndërtesa të ngjashme dhe për këtë arsye bëjmë udhëtime të tilla me studentët dhe gjithmonë u tregojmë diçka të ndryshme, jo-holandeze, në mënyrë që studentët të mësojnë dizajn edhe nga kulturat e tjera. Mendoj se Bullgaria është një vend i mrekullueshëm, i vendosur në udhëkryqin e kaq shumë ndikimeve dhe kulturave të ndryshme gjatë historisë. Edhe tani, duke pasur parasysh kaq shumë gjëra që po ndodhin politikisht, po ndodhin gjëra edhe arkitekturisht, gjë që është shumë interesante për ne."


Është pasuria dhe diversiteti i stileve dhe ndikimeve arkitekturore që janë me interes të veçantë jo vetëm për profesorin që solli studentët e tij, por edhe për vetë studentët.

"Ne jemi më të interesuar në përplasjen midis Lindjes dhe Perëndimit. Mund të shohim si arkitekturën osmane, ashtu edhe arkitekturën më moderne. Ka shumë arkitekturë të mbetur nga periudhat socialiste dhe komuniste. Nuk e kemi këtë në Perëndim. Brutalizmi dhe modernizmi në veçanti janë shumë interesantë për ne", thotë Jorik, një student në degën e arkitekturës.

Sa i përket ndërtesës emblematike të Radios Kombëtare Bullgare, Joriku nuk e njihte shumë mirë historinë e saj, por i ndau përshtypjet e tij nga ana arkitekturore.


"Është shumë interesante të shohësh se sa hapësirë ka për t'u përdorur nga njerëzit dhe si është formësuar për të dhënë më shumë hapësirë, meqenëse themelet nuk janë aq të mëdha. Është gjithashtu mirë të shijosh akustikën në dhoma."


Borjana Kondeva ështënjë bashkatdhetare, arkitekte, që punon në qytetin holandez të Arnhemit me një nga profesorët, pjesëmarrës në grup. Kjo është edhe arsyeja se pse ajo është një lloj guide turistike e tyre, duke i çuar ata në vende arkitekturore të panjohura për gjerësitë perëndimore.

"Sigurisht që ajo që i intereson atyre është kjo atmosferë, bota në të cilën kemi jetuar - për shembull, trashëgimia e komunizmit. Për ta, kjo është diçka që ia vlen të eksplorohet", ndan ajo.

Qoftë klasik apo modern, me shkëlqim apo i zbehur, madje ndonjëherë edhe banal, le ta vlerësojmë mjedisin ku jetojmë, punojmë dhe lëvizim, pasi edhe të huajt e bëjnë këtë…


Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: Ivan Gergov, arkitekti Dimitër Andrejçin, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 23 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Fillimi apo fundi” nga Pllamen Bonev (De la Bona). Ju urojmë minuta të këndshme! 01:52 - Lajme  09:55 -  Kënga e ditës

botuar më 25-06-23 3.00.MD

Bullgaria sot – 20 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Një zogëz këndon” nga "Misteri i zërave bullgarë". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44- Lajme  14:29- Kënga e ditës

botuar më 25-06-20 3.00.MD

Bullgaria sot – 19 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme "Kënga e ditës" do të dëgjoni këngën "Një brumbull u ul" - kënga e famshme popullore në interpretim të ri të JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 25-06-19 3.00.MD