Në fshatin Mallko Kadievo, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Jugore, më 29 korrik mbahet Festivali i Skifterit të Gjuetisë. Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Ballkani i Gjelbër – Stara Zagora” në kuadër të projektit “Jeta për skifterët”, financuar nga programi LIFE i BE-së. Sipas traditës në kuadrin e festivalit lirohen shpendët që kanë kaluar nëpër klinikën e Qendrës për Shpëtimin e Kafshëve të Egra, njoftojnë organizatorët nga organizata joqeveritare.
Në Mallko Kadievo po zhvillohen aktivitetet e rregullta në terren për rikuperimin e specieve. Vetëm këtë vit tashmë u lëshuan 19 skifterë të rinj dhe gjithsej të gjithë zogjtë janë 160. Në qendër të ngjarjes do të jetë sokoli Romeo - në të kaluarën prindi i një pjese të madhe të petritëve të lëshuar.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..