Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Skifterit të Gjuetisë në Mallko Kadievo

Foto: www.bg.wikipedia.org

Në fshatin Mallko Kadievo, rajoni i qytetit Stara Zagora të Bullgarisë Jugore, më 29 korrik mbahet Festivali i Skifterit të Gjuetisë. Aktiviteti organizohet nga Shoqata “Ballkani i Gjelbër – Stara Zagora” në kuadër të projektit “Jeta për skifterët”, financuar nga programi LIFE i BE-së. Sipas traditës në kuadrin e festivalit lirohen shpendët që kanë kaluar nëpër klinikën e Qendrës për Shpëtimin e Kafshëve të Egra, njoftojnë organizatorët nga organizata joqeveritare.

Në Mallko Kadievo po zhvillohen aktivitetet e rregullta në terren për rikuperimin e specieve. Vetëm këtë vit tashmë u lëshuan 19 skifterë të rinj dhe gjithsej të gjithë zogjtë janë 160. Në qendër të ngjarjes do të jetë sokoli Romeo - në të kaluarën prindi i një pjese të madhe të petritëve të lëshuar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georgi Klisurski

Dorëheqjet në PP-DB vazhdojnë

Ish-zëvendësministri i financave, Georgi Klisurski, nga "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) njoftoi se po largohet nga partia PP. Në një postim në Facebook, Klisurski shkroi: "Po largohem nga PP. I zhgënjyer dhe i neveritur". Një ditë më parë, më 25..

botuar më 25-06-26 9.26.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të enjten do të jetë përsëri me diell dhe vapë. Do të fryjë erë e lehtë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë midis 36° dhe 41°, në Sofje - rreth 36°. Në male do..

botuar më 25-06-25 7.30.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Bullgaria mbështet objektivin e ri të NATO-s: 5% e PBB-së për mbrojtjen deri në vitin 2035

Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një marrëveshje, me mbështetjen e Bullgarisë, që deri në vitin 2035, shpenzimet e mbrojtjes në secilin..

botuar më 25-06-25 6.22.MD