30-40% e maqedonasve pajtohen që bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut për të garantuar të drejtat e tyre njerëzore dhe civile. Janë shumë më tepër se sa pritej me fushatën brutale antibullgare që po zhvillohet në vend, tha për BNR, Vlladimir Perev, gazetar i faqes “Tribuna.mk”. Sot Bullgaria po paguan çmimin e heshtjes së saj politike për çështjen maqedonase pas vitit 1934 dhe kjo u pranua nga Shkupi “si miratim për veprime të pandëshkuara antibullgare”, mendon gazetari. Dy popujt nuk u larguan, madje po afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Po njihemi sërish, njerëzit e thjeshtë po i njohin edhe një herë rrënjët, të kaluarën dhe historinë e tyre bullgare. Rruga drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE është e vështirë dhe e dhimbshme. Shumica e politikanëve që e quajnë veten maqedonas etnikë nuk duan integrim evropian, por manovrim mes Rusisë dhe BE-së, thotë Perev.
Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..