SHBA planifikon të thellojë bashkëpunimin e saj me Bullgarinë, Moldavinë, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Rumaninë. Kjo duket qartë nga Ligji i Sigurisë së Detit të Zi (Black Sea Security Act)i prezantuar në Kongresin e SHBA. Në dokument thuhet se prioritet do të jenë aktivitetet si inteligjenca dhe monitorimi i operacioneve ruse në rajonin e Detit të Zi, krijimi i një shtabi ndërkombëtar përgjegjës për planifikimin, përgatitjen, zbatimin dhe koordinimin e forcave ushtarake shumëkombëshe, lufta kundër dezinformatave ruse. Dokumenti njeh rajonin e Detit të Zi si një arenë të agresionit rus dhe deklaron se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të mbështesin përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit të armatosur në Evropë.
Mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave miratoi fonde për të mbështetur viktimat e përmbytjeve, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp. "3000 leva /rreth 1500 euro/ do të jepen si..
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..
“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga..